Transferimi i Conor Gallagher tek Atletico Madrid po dështon.
Ai po kthehet me një airoplan privat nga Madridi në Londër, shkruan “Gazeta Express”.
Testet mjekësore dhe të gjitha gjërat e tjera kanë përfunduar, por jo edhe disa detaje mes dy klubeve.
Lëvizja e Gallagher për 36 milionë funte te Atletico Madrid u ra dakord të enjten e kaluar, por tani është në rrezik pasi u dështua marrëveshja që Samu Omorodion të largohej nga La Liga për Chelsean.
Gallagher është lojtar i akademisë së Chelseat, dhe dy sezonet e fundit i kaloi me ekipin e parë, pasi paraprakisht kishte zhvilluar një sezon të mirë me Crystal Palace./GazetaExpress/
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...