Atletico Madridi ka marrë nië fitore të madhe në Ligën e Kampionëve në shtëpinë e tij.
Në kuadër të ndeshjes së kthimit të “play-offit” të Ligës së Kampioneve, djelmoshat e Diego Simeones kanë triumfuar thellë ndaj Club Brugge.
Atletico fitoi 4-1 në “Metropolitano”, me ndeshjen e parë që ishte mbyllur 3-3 në Belgjikë.
Serinë e golave e hapi heroi i kësaj sfide, Alexander Sorloth, që shënoi në minutën e 23-të.
Megjithatë, Brugge s’u dorëzua lehtë në fillim, me Joel Ordonez që shënoi për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll baras, teksa në të dytën, Atletico shpërtheu fuqishëm.
Johnny Cardoso shënoi për 2-1, para se Sorloth të kompletonte “hattrickun”.
Me rezultatin e përgjithshëm prej 7-4, Atletico kalon tutje në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Atu, “Los Colchoneros” do të kenë punë ose me Tottenhamin, ose me Liverpoolin – varet nga shorti./GazetaExpress/