Atletico e mund Villarrealin, e rrit në 5 pikë epërsinë ndaj Barcelonës në krye të La Ligës - Gazeta Express
string(90) "atletico-e-mund-villarrealin-e-rrit-ne-5-pike-epersine-ndaj-barcelones-ne-krye-te-la-liges"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 23:30

Atletico e mund Villarrealin, e rrit në 5 pikë epërsinë ndaj Barcelonës në krye të La Ligës

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 23:30

Atletico Madridi e ka rritur në pesë pikë epërsinë ndaj Barcelonës në krye të La Ligës, pas fitores 2:0 kundër Villarrealit.

Goli hapës në Stadio de La Ceramica të dielën erdhi në mes të pjesës së parë, edhe pse fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Goditja e Stefan Savicit me kokë në shtyllën e dytë u prit nga portieri Sergio Asenjo, por nga topi i kthyer në portën e vetë shënoi Alfonso Pedraza.

VAR-i ndërhyu dhe e aprovoi golin pasi Savic nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Joao Felix e dyfishoi epërsinë e Atleticos njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes, kur shënoi gol të bukur nga cepi i zonës.

Skuadra e Diego Simeones u mbajt mirë deri në fund dhe e rigjeti rrugën e fitores pas humbjes kundër Levantes në ndeshjen e kaluar.

Me këtë fitore, Atletico grumbullon 58 pikë pas 24 ndeshjeve, pesë më shumë se Barcelona, plus një ndeshje më pak të zhvilluar po ashtu.

Në vendin e tretë është Real Madridi me 52 pikë. Kampioni në fuqi ndeshjen e kësaj jave e zhvillon nesër kundër Real Sociedadit.

Villarreali renditet në vendin e pestë me 37 pikë, 11 larg top katërshes. /Gazeta Express