Atletico e mposht bindshëm Cadizin dhe i afrohet Real Madridit në krye të La Ligës - Gazeta Express
string(82) "atletico-e-mposht-bindshem-cadizin-dhe-i-afrohet-real-madridit-ne-krye-te-la-liges"

Atletico e mposht bindshëm Cadizin dhe i afrohet Real Madridit në krye të La Ligës

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 20:58

Atletico Madridi e ka mposhtur bindshëm 4:1 Cadizin në udhëtim të dielën, duke e ngushtuar vetëm një pikë epërsinë e liderit dhe rivalit të La Ligës, Real Madrid.

Tomas Lemar, Antoine Griezmann, Angel Correa dhe Matheus Cunha shënuan nga një herë në Estadio Nuevo Mirandilla, për fitoren e dytë radhazi të skuadrës së Diego Simeones, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Portieri Jan Oblak shënoi në portën e vet, duke ua dhuruar një gol ngushëllues vendasve.

Kjo fitore nënkupton se Atletico tani ngrihet në vendn e dytë me 29 pikë nga 14 ndeshje, vetëm një më pak se lideri dhe rivali Real Madrid.

Real Madridi takohet me Sevillën sonte më vonë.

Cadizi, i cili i ka vetëm dy fitore këtë sezon, mbetet në vendin e 17-të me vetëm 12 pikë, një pikë larg zonës së rënies nga liga./Gazeta Express/