Atleti Muhamet Ramadani, në finale të Botërorit U-20 - Gazeta Express
string(51) "atleti-muhamet-ramadani-ne-finale-te-boterorit-u-20"

Sporte tjera

Gazeta Express

18/08/2021 14:32

Atleti Muhamet Ramadani, në finale të Botërorit U-20

Sporte tjera

Gazeta Express

18/08/2021 14:32

Garuesi kosovar ishte i suksesshëm në kualifikimet e hedhjes së gjyles në Botërorin e Nairobit. Nesër do të mundohet të jetë i suksesshëm edhe në finale

Muhamet Ramadani po vazhdon të korr suksese ndërkombëtare. Atleti kosovar vazhdoi me formën e tij solide edhe në Kampionatin Botëror U-20. Ramadani ishte i suksesshëm në hedhjen e gjyles, në kualifikimet e Botërorit për të rinj, të cilat u mbajtën sot. Ai e hodhi gjylen 18.89 metra, të mjaftueshme për ta rezervuar një biletë për në finalen e Nairobit.

Lexo Edhe:

Ramadani do ta kërkojë medaljen e artë nesër në finale, e cila do të mbahet prej orës 14:20 me kohën tonë lokale. Ramadani po tregohet mjaft i suksesshëm në grupmoshat e reja, ndërsa shumë shpejt priten rezultate kulminante nga ai edhe tek seniorët. /Gazeta Express/