Inter Miami pësoi humbje në udhëtim ndaj Atlanta United të shtunën, me rezultatin 5:2.
Në këtë ndeshje mungoi Lionel Messi, shkaku i një lëndimi muskulor – shkruan Gazeta Express.
Këtë rast e shfrytëzoi klubi i Atlantas, për të ngacmuar Inter Miamin në rrjetet sociale.
“I thoni atyre që të sjellin të gjithë skuadrën herën tjetër”, thuhet në njërin postim të klubit në “Twitter”.
Tell ‘em to bring the whole squad next time 👋#WeAreTheA pic.twitter.com/AD9KriEb9Y
— Atlanta United FC (@ATLUTD) September 16, 2023
/Gazeta Express/