string(75) "atk-thote-se-per-pese-muaj-ka-mbledhur-460-4-milione-euro-te-hyrat-tatimore"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:35

ATK thotë se për pesë muaj, ka mbledhur 460.4 milionë euro të hyrat tatimore

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:35

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë muajve të parë të këtij  janë mbledhur gjithsej 460.4 milionë euro të hyrat tatimore, duke shënuar një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e integritetit dhe transparencës, duke ofruar mbështetje profesionale të rregullt dhe të qasshme për të gjithë tatimpaguesit. Zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë dhe monitorimi i përhershëm i zbatimit të obligimeve tatimore janë thelbësore në rrugëtimin tonë drejt një administrate më të fuqishme dhe më të besueshme”, thuhet në një njoftim të kësaj administrate

ATK njëherësh ka falënderuar  tatimpaguesit që përmbushin detyrimet e tyre me korrektësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e përgjithshme të vendit tonë.

aaaaa