ATK mbledh 713.3 milionë euro për tetë muaj - Gazeta Express
string(43) "atk-mbledh-713-3-milione-euro-per-tete-muaj"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:19

ATK mbledh 713.3 milionë euro për tetë muaj

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:19

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të 2025 të mbledhë gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.

Sipas njoftimit, ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore, që pasqyron jo vetëm përkushtimin e ATK-së në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe vetëdijen gjithnjë e më të lartë të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.

“Rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, sepse garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve. Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në këtë kuadër, ATK rikujton se qëllimi i saj nuk është ndëshkimi i tatimpaguesve, por edukimi dhe ndërgjegjësimi i tyre, me qëllim që obligimet tatimore të trajtohen si përgjegjësi e natyrshme qytetare dhe biznesore. Prandaj, institucioni do të vazhdojë të investojë në trajnime, fushata informuese dhe shërbime digjitale që u lehtësojnë tatimpaguesve procesin e përmbushjes së obligimeve.