Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar se të gjitha të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat konsiderohen të tatueshme dhe duhet të deklarohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përmes një njoftimi, ATK u bën thirrje personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë që të deklarojnë dhe paguajnë tatimet në mënyrë të saktë dhe brenda afateve ligjore.
Institucioni thekson se aktivitetet e tij do të fokusohen te personat që nuk deklarojnë të ardhurat dhe nuk përmbushin obligimet tatimore, me theks të veçantë në identifikimin e atyre që realizojnë fitime nga kriptovalutat.
Sipas ATK-së, mënyra e tatimit varet nga statusi i tatimpaguesit. Personat fizikë, qofshin afaristë apo jo, duhet t’i referohen Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, ndërsa personat juridikë Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
ATK rithekson se mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje ligjore dhe paralajmëron masa ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë detyrimet tatimore.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...