"Atiq largohu", "Të gjithë për vëlla Milanin", "Lista Serbe" nis fushatën në Mitrovicë të Veriut - Gazeta Express
string(88) "atiq-largohu-te-gjithe-per-vella-milanin-lista-serbe-nis-fushaten-ne-mitrovice-te-veriut"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 11:54

“Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 11:54

Lista Serbe ka nisur sot edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale. Siç raporton “KoSSev”, dy parullat kryesore të nisjes së kësaj fushate janë kërkesa për largimin e kryetarit aktual të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq dhe shprehja e përkrahjes për kryeterroristin e sulmit të Banjskës Millan Radojiçiq.

“Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, kanë qenë parullat e vendosura në murin e sallës, siç raporton KoSSev.

Takimi me serbët lokalë po mbahet në amfiteatrin e një shkolle në veri të Mitrovicës.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 12 tetor dhe sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore./Express/