Atik Koshi do të jetë pjesë e Vëllaznimit edhe për sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Gjakova njoftoi zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin e pozitës së organizatorit, shkruan Gazeta Express.
23-vjeçari shihet si pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit Audrius Prakuraitis.
Njoftimi i plotë nga KB Vëllaznimi (pa ndërhyrje):
“Atik Koshi mbetet “Kuq e Zi”
KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me basketbollistin vendas, top playmakerin vendor, Atik Koshi.
Atiku do të vazhdojë të mbetet “Kuq e Zi” edhe për sezonin 2023/2024 duke qenë pjesë e rëndësishme e projektit të strategut lituanez Audrius Prakuraitis.
KB Vëllaznimi po punon në kompletimin e rosterit për edicionin 2023/2024 dhe pritet që të pasojnë njoftime të reja deri në kompletimin përfundimtar të skuadrës”. /Gazeta Express/