string(33) "athua-enderr-ishte-ti-hap-rliof-4"

Arte

Gazeta Express

22/07/2024 14:43

“Athua ëndërr ishte ti” hap RLIOF 4

Arte

Gazeta Express

22/07/2024 14:43

Me ceremoninë hapëse të ekspozitës “Athua ëndërr ishe ti” nisi edicioni i 4-të i Ramë Lahaj International Opera Festival. Ekspozita me vepra të përzgjedhura nga koleksioni i Rasim Mrlaku, kuruar nga Arta Agani përmbledh kryevepra të artistëve më të dalluar kosovarë duke shpalosur një rrëfim të përbashkët të tyre.

Bashkëdyzimi i artit pamor me atë muzikor u mirëprit nga përfaqësuesit institucionalë, artdashësit e mysafirët tanë. Jemi të lumtur që edhe sivjet kemi përkrahjen e Komunës së Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lexo Edhe:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, patron i festivalit RLIOF, i cili tha se kjo ekspozitë ballafaqon të tashmen me të kaluarën në spektrin e artit pamor e muzikor.

Koncepti kuratorial i ekspozitës u shpalos nga Arta Bunjaku Ademi e cila potencoi rëndësinë e veprave në dimensionin e kohës – duke qenë se regjistrojnë një periudhë që nuk është më.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për publikun nga data 22 korrik deri më 31 korrik nga 12:00 deri 19:00.