Athletic Bilbao ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësues të La Liga-s, për të shprehur shqetësimet lidhur me aftësinë e Barcelonës për të regjistruar lojtarë të rinj nën rregullat e “fair play”-t financiar.
Klubi nga Bilbao ka theksuar se është i vendosur të mbrojë interesat e veta dhe të sigurojë që rregullat të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Ky reagim vjen në një kohë kur Barcelona po përpiqet të përforcojë skuadrën në afatin kalimtar veror, mes kufizimeve financiare dhe presionit për të përmbushur kriteret strikte të La Liga-s.
Athletic Club ka kërkuar sqarime dhe masa konkrete nga autoritetet për të ruajtur barazinë konkurruese në kampionat, në kohën kur Barcelona po synon ta transferojë Nico Williamsin