Athletic Bilbao do të luajë dy finale të “Copa del Rey” në prill, kundër Sociedad dhe Barçës - Gazeta Express
string(89) "athletic-bilbao-do-te-luaje-dy-finale-te-copa-del-rey-ne-prill-kunder-sociedad-dhe-barces"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2021 14:01

Athletic Bilbao do të luajë dy finale të “Copa del Rey” në prill, kundër Sociedad dhe Barçës

Futboll

Gazeta Express

05/03/2021 14:01

Në muajin prill, Athletic Bilbao do të luajë dy finale Kupe.

Më 3 Prill, Bilbao do të luajë finalen kundër Real Sociedad, në përpjekje për të fituar Copa del Rey për vitin 2020.

Dy javë më vonë, do të përballet me Barcelonën në përpjekje për të fituar Copa del Rey 2021.

Vitin e kaluar, finalja u shty për shkak të ardhjes së Covid, e cila çoi në këtë situatë të çuditshme.

Ju kujtojmë se Athletic Bilbao tashmë ka fituar Super Kupën Spanjolle 2020, të mbajtur në janar.

Kjo ishte e mundur sepse formati përfshin dy finalistët e Copa del Rey plus dy të klasifikuarit e parë në kampionat.

Bilbao mundi edhe Realin edhe Barcelonën për ta fituar trofeun. /Gazeta Express/