Atentati në Vlorë, Nikollaq Çepaj dërgohet me urgjencë në Tiranë - Gazeta Express
string(63) "atentati-ne-vlore-nikollaq-cepaj-dergohet-me-urgjence-ne-tirane"

Atentati në Vlorë, Nikollaq Çepaj dërgohet me urgjencë në Tiranë

Gazeta Express

18/01/2020 22:55

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, aty ku dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Nikollaq Çepaj, person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt i atentatit.

Lexo Edhe:

Çepaj ka marrë më shumë se gjashtë plumba në trup.

Njëri prej tyre në kokë që i rrezikon jetën, të tjerët në shpinë e në këmbë.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Roland Çepaj, kunati i tij, ka marrë dy plumba në këmbë dhe në legen dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.