Atentati në Lezhë/ U qëllua nga distanca, mjeti i efektivit lëvizi 500 metra, përfundoi në kanal - Gazeta Express
string(93) "atentati-ne-lezhe-u-qellua-nga-distanca-mjeti-i-efektivit-levizi-500-metra-perfundoi-ne-kanal"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 10:21

Atentati në Lezhë/ U qëllua nga distanca, mjeti i efektivit lëvizi 500 metra, përfundoi në kanal

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 10:21

Është zbardhur skema e atentatit ndaj efektivit 26- vjeçar të FNSH në Shkodër. Referuar burimeve policore, ai bën me dije se Xhulio Prela rreth orës 02:20 ka qënë duke u kthyer nga Rinasi ku kishte përcjellë një të afërm.

Prela ishte vetëm në makinë në momentin që udhëtonte në autostradën Milot – Lezhë, në drejtim të Shkodrës. Në afërsi të një karburanti

Në këto momente i është afruar një mjet tjetër dhe e ka qëlluar nga distanca.

Mësohet se ndaj tij është qëlluar tre herë, por njëri nga plumbat e ka prekur. Plumbi ka qënë fatal pasi i ka prekur një nga arteriet kryesore duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

I riu pasi është qëlluar ka humbur edhe drejtimin e mjetit. Mjeti i tij ka përshkuar edhe 500 metra rrugë e më pas ka përfunduar në një kanal.

Pista kryesore ku po heton policia është një vrasje për shkak të detyrës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement