Atentati në Kurbin, shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë edhe një i plagosur - Gazeta Express
string(80) "atentati-ne-kurbin-shkon-ne-2-numri-i-viktimave-nderron-jete-edhe-nje-i-plagosur"

Gazeta Express

31/05/2020 8:11

Atentati në Kurbin, shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë edhe një i plagosur

Gazeta Express

31/05/2020 8:11

Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga plagosja me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin.

Shtetasi që ndërroi jetë është 53-vjeçari Paulin Gjergji, i cili ishte transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë një hoteli autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë.

Nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën edhe shtetasi Bujar Lika, ndërsa mbeti i plagosur shtetasi Kreshnik Tusha.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e një hoteli në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë, ndersa nje nga te plagosurit humbi jeten ne spital.