Atentati në Fushë-Krujë, viktimat shkrumb e hi, njëri prej tyre i kapur me drogë në 2017-ën (EMRI) - Gazeta Express
string(94) "atentati-ne-fushe-kruje-viktimat-shkrumb-e-hi-njeri-prej-tyre-i-kapur-me-droge-ne-2017-en-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2022 15:27

Atentati në Fushë-Krujë, viktimat shkrumb e hi, njëri prej tyre i kapur me drogë në 2017-ën (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2022 15:27

Viktimat e atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:00 te Mbikalimi i Fushë-Krujës mbeten pa identitet pasi makina është shkrumbuar e gjitha me gjithë dokumentet që mbanin viktimat dhe ato të mjetit.

Kjo e ka bërë të pamundur identifikimin për momentin. Ndërkohë që shpresa e vetme për zbulimin e identiteteve është viktima që ndodhet jashtë makinës, i cili ka tentuar të largohet kur mjeti është qëlluar me automatik.

Një prej të vrarëve është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Laçi. Ai është arrestuar në shtator të 2017 si shpërndarës kokaine. Vata ishte arrestuar nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, iu gjet e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim policia kishte ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

/Express


Advertisement
Advertisement
Advertisement