Atentati në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave i dyshuar për vrasjen e dy efektivëve të policisë - Gazeta Express
string(94) "atentati-ne-fushe-kruje-njeri-prej-viktimave-i-dyshuar-per-vrasjen-e-dy-efektiveve-te-policise"

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2022 16:28

Atentati në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave i dyshuar për vrasjen e dy efektivëve të policisë

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2022 16:28

Shkak i atentatit të sotëm në Fushë-Krujë me 3 viktima dyshohet se ka qenë hakmarrja.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.

Mësohet se Brilant Martinaj është kushëri i Ervis Martinajt.

Gazetari i Abcnews.al, mëson se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

Më 20 dhjetor 2020, policia arrestoi  Nikoll Sherrniku, asokohe 21 vjeç si autor të dyshuar të vrasjes së Xhuliano Prelës, ndërsa Brilant Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Abcnews.al raporton se Brilant Martinaj dyshohet se është gjithashtu autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit 2021. Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat 2 vite më parë.

Për asnjë nga ngjarjet nuk ka pasur prova për Brilant Martinajn.

Advertisement
Advertisement
Advertisement