Atentati në Fier me një viktimë, gjendet një “Range Rover” i djegur - Gazeta Express
string(64) "atentati-ne-fier-me-nje-viktime-gjendet-nje-range-rover-i-djegur"

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2021 11:33

Atentati në Fier me një viktimë, gjendet një “Range Rover” i djegur

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2021 11:33

Uniformat blu kanë gjetur një makinë të djegur në fshatin Daullas të Fierit pas atentatit në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova në lidhje me çfarë ndodhi pak minuta më parë ku mbeti i vrarë në një atentat Shkëlzen Kastrati.

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se pas të shtënave autori është larguar në drejtim të Mbrostarit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.