Atentati ndaj shefit të policisë, gjykata jep vendimin për Ilirjan Hasanajn - Gazeta Express
string(74) "atentati-ndaj-shefit-te-policise-gjykata-jep-vendimin-per-ilirjan-hasanajn"

Gazeta Express

18/10/2020 14:31

Atentati ndaj shefit të policisë, gjykata jep vendimin për Ilirjan Hasanajn

Gazeta Express

18/10/2020 14:31

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masnë e arrestit me burg për 19 vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili disa ditë më parë kreu atentat ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe.

Hasanaj qëlloi në drejtim të makinës së shefit të policisë Mentor Hasanaj, i cili udhëtonte me babain dhe të shoqen. Për pasojë vetë shefi i policisë dhe i ati u plagosën rëndë, por fatmirësisht i shpëtuan vdekjes.

Lexo Edhe:

Gjykata po ashtu vendosi që të lërë në burg edhe Verzan Bajrakurtajn, i cili u vetëdorëzua në polici së bashku me Ilirjanin, pasi dyshohet se e ka ndihmuar 19 vjeçarin në tentativën e vrasjes.