Atentati ndaj prokurorit Ndoj dhe "Rrumit", gjenden prova ADN-je të Redjan Rrajës - Gazeta Express
string(78) "atentati-ndaj-prokurorit-ndoj-dhe-rrumit-gjenden-prova-adn-je-te-redjan-rrajes"

Atentati ndaj prokurorit Ndoj dhe “Rrumit”, gjenden prova ADN-je të Redjan Rrajës

Gazeta Express

11/12/2019 16:07

Prova të reja të siguruara nga Prokuroria kanë dalë lidhur me  përfshirjen e Redjan Rrajës, i arrestuari i vetëm pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe të ‘fortit’ të Sukthit, “Rrumit”.

Bëhet e ditur se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën. ADN e përftuar nga kampionet e marra në tri sende në makinën e braktisur nga atentatorët, është përputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Lexo Edhe:

Mbi Rrajën rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ai ka rënë në prangat e policisë si një nga autorët e dyshuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit ose siç njohet ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndalimi i tij është bërënë Shkodër , në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërkohë që Rraja po tentonte të largohej drejt Malit të Zi, ndërkohë që iu zbuluan gjurmët e gishtërinjve, në makinën e gjetur nga policia pas atentatit.