string(89) "atentati-ndaj-indrit-sadedinit-me-tritol-ne-vlore-ja-ku-u-gjet-makina-e-dyshuar-e-autorit"

Shqiperi

Gazeta Express

21/12/2021 16:01

Atentati ndaj Indrit Sadedinit me tritol në Vlorë, ja ku u gjet makina e dyshuar e autorit

Shqiperi

Gazeta Express

21/12/2021 16:01

Dy ditë pas atentatit me eksploziv në Vlorë ku shënjestër ishte 33-vjeçari Indrit Sadedini policia ka gjetur një makinë të djegur në Darëzezë. Burime bëjnë me dije se blutë e Fierit dhe Vlorës po punojnë për të mësuar nëse makina ka lidhje me atentatin ndaj 33-vjeçarit.

Dyshimet janë se automjeti tip “Mazda” i përket autorit që vendosi tritolin dhe u largua pas shpërthimit të tij. Makina rezulton me targa të vjedhura gjë që ka shtyrë edhe më shumë dyshimet e policisë se mund të jetë përdorur pas ngjarjes.

Kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të garazhit ku ndodhi shpërthimi kanë pikasur atentatorin i cili 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi ka kaluar aty pranë me një kapuç në kokë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që të mos binte në sy. Atentatori ka qenë në distancë kur e ka shtypur butonin ndërsa bomba ka qenë e lidhur me telefon.

Më pas ai është larguar i qetë në këmbë. Mësohet se po i njëjti person është parë disa herë në zonë duke lëvizur me motor dhe i maskuar me kapuç. Në momentin që 33-vjeçari Indrit Sadedini ka dalë nga garazhi sapo ka shkelur pranë lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke i dëmtuar rëndë të dyja këmbët.

Ndërkohë mësohet se po hetohet e kaluara e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë. 33-vjeçari u dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.