Atentati ndaj biznesmenit Dhima, atentatorët mohojnë akuzat, pamjet filmike janë kyçi i hetimit - Gazeta Express
string(93) "atentati-ndaj-biznesmenit-dhima-atentatoret-mohojne-akuzat-pamjet-filmike-jane-kyci-i-hetimit"

Gazeta Express

22/10/2020 14:38

Atentati ndaj biznesmenit Dhima, atentatorët mohojnë akuzat, pamjet filmike janë kyçi i hetimit

Gazeta Express

22/10/2020 14:38

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, i cili fatmirësisht nuk u realizua. Ngjarja ndodhi të enjten e kaluar, më 15 tetor përballë stadiumit “Dinamo” në hyrjen e pallatit ku banon.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se 4 personat e arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit me inicialet A.Dh., nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.

Sipas burimeve janë me dhjetra ore pamje të kamerva të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga këqyrja e të cilave do te përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit. Ndërkohë që prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta.