Atentat në Vlorë, plumba drejt makinës në lëvizje, 2 të vrarë! Digjet mjeti i autorëve - Gazeta Express
string(83) "atentat-ne-vlore-plumba-drejt-makines-ne-levizje-2-te-vrare-digjet-mjeti-i-autoreve"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 9:56

Atentat në Vlorë, plumba drejt makinës në lëvizje, 2 të vrarë! Digjet mjeti i autorëve

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 9:56

Një atentat me armë zjarri ka shënuar 2 viktima të tjera në Shqipëri. Kësaj here në Vlorë.

Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje në Panaja.

Viktimat janë gjetur brenda në makinë. Disa minuta më vonë policia ka gjetur një makinë të djegur në Frakull-Fier që dyshohet se u përket autorëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e atentatit.

/Gazeta Express