Atalanta po pret që Interi të përmbushë kërkesat e saj financiare për Ademola Lookman, ndërsa ka nisur tashmë lëvizjet për të transferuar Federico Chiesan si zëvendësim për yllin nigerian.
Siç ishte raportuar edhe më parë, Atalanta e ka identifikuar anësorin e Liverpool-it, Chiesa, si pasardhësin e mundshëm të Lookman-it.
Atalanta nuk heq dorë nga çmimi prej €50 milionë për Lookman
Chiesa nuk është përfshirë në skuadrën e Liverpool-it për turneun përgatitor në Lindjen e Largët, duke shtuar zërat për largimin e tij.
Nga ana tjetër, Atalanta është duke u përgatitur për të zëvendësuar Lookman-in, por do ta shesë atë vetëm nëse plotësohen kushtet e saj.
Interi është e vetmja skuadër nga Serie A që mbetet në garë për fituesin e fundit të Topit të Artë afrikan, pasi Napoli nuk ka treguar interes të vërtetë në javët e fundit.
Inter ka ofruar 40 milionë euro, por është e vetëdijshme se duhet të afrohet te shifra prej 50 milionë euro, që është kërkesa e Atalanta-s për të siguruar firmën e sulmuesit.
Chiesa pritet të transferohet në Bergamo pas shitjes së Lookman
Burime të tjera e konfirmojnë më tej interesimin e Atalanta-s për Federico Chiesa, i cili ka gjasa të transferohet në Bergamo sapo të largohet Lookman.
Chiesa ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit të tij debutues te Liverpool. /GazetaExpress/