Atalanta përmbysi rezultatin me golat me kokë të Mario Pasalic dhe Lazar Samardzic, duke fituar 2-1 ndaj Napolit, në një ndeshje të shoqëruar me dy vendime shumë të diskutueshme të arbitrit që zemëruan miqtë.
Napoli kaloi në avantazh kur Rasmus Hojlund fitoi një goditje dënimi ndaj ish-skuadrës së tij.
Miguel Gutierrez harkoi në zonë dhe Sam Beukema shënoi me kokë nga afërsia, i pambuluar.
Alisson Santos realizoi në portën bosh, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë, portieri Vanja Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur ekipin në lojë.
Pak para pushimit, arbitri akordoi penallti për Napolin pas një dueli mes Hojlund dhe Isak Hien, por pas rishikimit me VAR, Daniele Chiffi ndryshoi vendimin.
Në fillim të pjesës së dytë, një tjetër gol i Napolit u anulua për një faull të lehtë të Hojlund ndaj një mbrojtësi të Atalantës.
Atalanta barazoi me një goditje me kokë të Pasalic pas një goditjeje nga këndi.
Më pas, brenda 20 minutave, vendasit përmbysën gjithçka: pas një harkimi nga e majta, Samardzic realizoi me kokë për 2-1, duke dërguar topin në cepin e portës.
Napoli sulmoi deri në fund në kërkim të barazimit, por nuk arriti të rikthehej në lojë.
Me këtë fitore, Atalanta shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e shtatë në tabelë.
Ndërkohë, Napoli mbetet i treti me 50 pikë, tri më shumë se Roma në vendin e katërt dhe 14-të më pak se Interi në vendin e parë./GazetaExpress/