“Ata të VV u bonen kingja, ishin kanë tu ju ba presion atyne në QNR” - Gani Geci lidhet live në Pressing, tregon se a u kacafyt me Alban Krasniqin: Komplet janë rrenca - Gazeta Express
string(160) "ata-te-vv-u-bonen-kingja-ishin-kane-tu-ju-ba-presion-atyne-ne-qnr-gani-geci-lidhet-live-ne-pressing-tregon-se-a-u-kacafyt-me-alban-krasniqin-komplet-jane-rrenca"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 21:55

“Ata të VV u bonen kingja, ishin kanë tu ju ba presion atyne në QNR” – Gani Geci lidhet live në Pressing, tregon se a u kacafyt me Alban Krasniqin: Komplet janë rrenca

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 21:55

Gjatë ditës ka pasur raportime se Gani Geci i LDK-së ka pasur përplasje me Alban Krasniqin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka mohuar Gani Geci në një lidhje telefonike në “Pressing” të T7, të hënën.

Ai ka thënë se nuk ka pasur diçka të tillë, pos që ka thënë se zyrtarët e LVV kanë bërë presion ndaj vëzhguesve të LDK-së.

“Vëllai im Nehati është vëzhgues i LDK-së, ka qenë në QNR. Edhe ai ka folë diçka, por ai ka menduar që i flet edhe Nehatit sikur atyre të tjerëve ‘hajde, dalim përjashtë’. Nehati i ka thënë ‘ti rrenac je’. Pastaj unë shkova”.

“Është lajm i pavëërtetë. Ata u urtun, u bën kingja. Ata ishin kë duke iu bërë presion vëzhguesve LDK-së, numëruesve. Ka qenë krejt normal, asgjë s’ka pas”.

“Unë kam hyrë si vëzhgues i LDK-së me bexh”, ka thënë Geci kur u pyet se në çfarë cilësi ka hyrë në Qendrën e Numërimit të Votave.

Ai zyrtarët e VV-së në KQZ i ka cilësuar si “rrenca”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement