“Ata që vrasin gra, janë narkomana” – përplasje e ashpër mes Zana Avdiut dhe avokatit për këtë deklaratë - Gazeta Express
string(85) "ata-qe-vrasingra-jane-narkomana-zana-avdiu-i-kapet-ashper-avokatit-per-kete-deklarate"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 21:24

“Ata që vrasin gra, janë narkomana” – përplasje e ashpër mes Zana Avdiut dhe avokatit për këtë deklaratë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 21:24

Avokati Arbër Jashari tha në Pressing në T7 se shumica e personave që kryejnë krime janë narkomanë.

E këtu ndërhyri analistja Zana Avdiu e cila tha “mos i arsyetoni vrasjet kulturore me narkomani”.

Lexo Edhe:

Avokati Jashari tha se “secili rast i ka karakteristikat e veta”.

Avdiu tha se këta persona janë “vrasës kulturor, mos u mundo me fsheh pas narkomanisë”, i tha avokatit Jashari.

Avokati Jashari përmendi rastin e Dardan Krivaqës duke thënë se “nëse ishte dënuar për narkomani ai do të ishte në burg. Edhe rastin e fundit e kemi me narkoman”, tha avokati.

Avdiu i tha Jasharit: “Rasti që e vrajti Eronën a ke narkoman? Rasti që e vrajti Liridonën e Sadijën e mësuesën a ken narkomanë?”.

Jashari tha se motivet janë të ndryshme, ndërsa Avdiu insistoi se motivet janë kulturore.