‘‘Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë - Gazeta Express
string(119) "ata-qe-kane-merakun-se-spo-ndeshkohen-shkelesit-e-medhenj-rama-publikon-videon-nga-shembja-e-ndertimit-pa-leje-ne-vlore"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 19:13

‘‘Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 19:13

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga shembja e një ndërtimi pa leje në Vlorë.

Përpos videos ai ka shkruar se pamjet shkojnë ”për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”.

Rama paralajmëron edhe pakon e re të masave për ata që shkelin rregullat.

”Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve’‘, shkruan Rama.