string(106) "ata-e-dine-qe-ne-i-kemi-numrat-gecaj-i-ldkse-ironizon-me-deklaraten-e-haxhi-avdylit-cka-po-thue-ej-o-haxhi"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2025 20:55

“Ata e dinë që ne i kemi numrat”, Gecaj i LDK’së ironizon me deklaratën e Haxhi Avdylit: Çka po thue ej, o Haxhi

Lajme

Gazeta Express

19/04/2025 20:55

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili para dy ditësh kishte thënë se opozita ka siguruar 61 vota në Kuvend, por synon të arrijë 63 apo edhe 65 për rrëzimin e Qeverisë.

Në një postim në Facebook, Gecaj ka shpërndarë deklaratën e Avdylit duke shkruar: “Çka po thue ej, o Haxhi!” – duke shoqëruar mesazhin me emoji që nënkuptojnë dyshim dhe ironi.

Po ashtu, Gecaj përfundon shkrimin me pyetjen ‘ka shkuan’, duke nënkuptuar për votat.

Kujtojmë se sot deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka dështuar të zgjidhet kryeparlamentare. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar të sigurojë 61 votat e nevojshme për ta bërë Haxhiun kryeparlamentare.

Në votimin e dytë, Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, siç bëri të ditur kryesuesi Avni Dehari.