Astrologia Meri Shehu: Do jem pjesë e një filmi, unë dua të jem në qendër të vëmendjes - Gazeta Express
string(84) "astrologia-meri-shehu-do-jem-pjese-e-nje-filmi-une-dua-te-jem-ne-qender-te-vemendjes"

Rozë

Gazeta Express

21/07/2024 18:43

Astrologia Meri Shehu: Do jem pjesë e një filmi, unë dua të jem në qendër të vëmendjes

Rozë

Gazeta Express

21/07/2024 18:43

Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar në “E Diell” ku përveçse ka treguar eksperiencën e saj në “Top Arena”, ka treguar se i ka ardhur një ofertë për të marrë pjesë në një film.

Meri Shehu: Kam pasur edhe oferta filmash. Ju nuk e dini që unë kam pasur dhe ofertë filmi. Ka ngelur pak në mes të rrugës, por meqë është verë… Unë i kam thënë po ofertës së filmit. Unë jam e lidhur me televizionin deri tani, me filmin jo, por unë jam tip i përditshmërisë, e urrej të pres të dal pas një viti në televizion apo në film, e vuaj këtë gjë. Them do mërzitem shumë nëse nuk jam në qendër të vëmendjes. Që kështu më shumë unë jam tek televizioni. Jam kompetente të jap shumë dimensione tashmë, jam e kompletuar.