Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku moderatorët Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj e pyetën rreth disa deklaratave të fundit të personazheve të njohur të ekranit.
Gjatë një interviste, reperi Noizy tha se nëse kryeministri Edi Rama do t’i propozonte një post në qeveri, ai do të pranonte “100 % një rol si ministër i Kulturës apo zëvendësministër i Rinisë”.
Neada: Meri ne po presin do bëhet Noizy ministër Kulture apo jo, se ky ka qenë lajmi i ditës.
Meri: Po u bë Noizy ministër i Kulturës, unë marr pasaportën dhe iki fare nga Shqipëria.
Enxhi: Do marrësh azil?
Meri: Do marr azil (qesh).
Neada: Jo Meri se na duhesh.
Blendi: Po ta provojmë dhe këtë.
Meri: Po pse mos ta provojmë.
Blendi: Aq burra sa janë bërë ministra, ka plot që kanë qenë shumë më keq se sa Noizy, prandaj them ta provojmë.
Meri: Nëse është për të zgjedhur diçka që është më keq, atëherë s’di çfarë të them.
Enxhi: Eksperiment social.
Meri: Ne jemi në një vend të lirë, nuk dua ta diskutoj këtë.