Astrit Selmani i “pandalshëm” në Rumani - Gazeta Express
string(37) "astrit-selmani-i-pandalshem-ne-rumani"

Sport

Gazeta Express

27/09/2024 23:49

Astrit Selmani i “pandalshëm” në Rumani

Sport

Gazeta Express

27/09/2024 23:49

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar sërish gol në elitën e futbollit rumun. Selmani realizoi gol në barazimin 2:2 të Dinamo Bukureshtit ndaj Botosanit.

Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së 11-të.

Selmani e realizoi golin e parë për Bukureshtin në minutën e 28-të. Dy minuta më pas, Selmani u ndëshkua me karton të verdhë. Ai luajti vetëm në pjesën e parë.

Te Botosani e kompletoi ndeshjen Rijad Sadiku.

Për Selmanin këtë edicion ishte goli i gjashtë i realizuar në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me katër asistime.



Advertisement
Advertisement
Advertisement