Astrit Patozi tregon negociatat me Jozefina Topallin dhe zbulon qarkun ku do kandidojë - Gazeta Express
string(86) "astrit-patozi-tregon-negociatat-me-jozefina-topallin-dhe-zbulon-qarkun-ku-do-kandidoje"

Astrit Patozi tregon negociatat me Jozefina Topallin dhe zbulon qarkun ku do kandidojë

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 21:52

Bindja Demokratike do jetë e para parti politike e cila do zbatojë parimin e listës së hapur për kandidatët e saj në zgjedhjet e 25 Prillit ndryshe nga sa shkruhet në kodin e ri elektoral, ku për të thyer listën e kryetarit duhet të kapërcesh një prag prej 10 mijë votash.

Në garën për të siguruar një ndër 36 mandatet e Tiranës do të jetë edhe Astrit Patozi.

Lexo Edhe:

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka pranuar se do të kërkojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit. 

“Logjika e formimit tim më çon në Tiranë sepse kam lindur në Tiranë dhe kam zhvilluar aktivitetin tim politik këtu por edhe për peshë elektorale. Pasi ta diskutoj në parti do të marrim vendim, kjo na bën ndryshe nga partitë e tjera, sepse vendimet nuk i merr kryetari si të dojë”, tha Patozi.

Astrit Patozi konfirmon se negociatat me Jozefina Topallin për të dalë bashkë ne zgjedhje nuk janë mbyllur ende duke preferuar të mos japë detaje se pse nuk po mbyllet marrëveshja.