string(46) "aston-villa-mposht-chelsean-ne-stamford-bridge"

Sport

Gazeta Express

01/04/2023 20:30

Aston Villa mposht Chelsean në “Stamford Bridge”

Sport

Gazeta Express

01/04/2023 20:30

Chelsea ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në Premierligë.

Pas barazimit me Evertonin, skuadra e drejtuar nga Graham Potter u mposht sonte nga Aston Villa në javën e 29-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 0:2.

Ollie Watkins (18′) dhe John Mcginn (56′) shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire.

Aston Villa pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë, kurse Chelsea është dy pozita më poshtë me 38 pikë. /Gazeta Express/