Aston Villa e “rrëzon” Lillen, Emery synon trofeun e pestë në Ligën e Europës - Gazeta Express
string(74) "aston-villa-e-rrezon-lillen-emery-synon-trofeun-e-peste-ne-ligen-e-europes"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 23:05

Aston Villa e “rrëzon” Lillen, Emery synon trofeun e pestë në Ligën e Europës

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 23:05

Unai Emery po synon ta fitojë për herë të pestë trofeun e Ligës së Europës.

Trajneri i njohur e fitoi tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin, ndërsa këtë herë synon ta bëjë me një ekip anglez.

Aston Villa e siguroi sonte kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Europës, pasi mposhti 2:0 skuadrën franceze, Lille.

Edhe në Francë, Aston Villa fitoi minimalisht 0:1, ndërsa sonte me golat e McGinn dhe Baileyt, e vulosi kualifikimin tutje.

Në çerekfinale, Aston Villa do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Roma – Bologna, e cila momentalisht ka shkuar në vazhdime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement