Aston Martins synon rikthim të bujshëm, nis bisedimet me Vettel - Gazeta Express
string(62) "aston-martins-synon-rikthim-te-bujshem-nis-bisedimet-me-vettel"

Gazeta Express

15/07/2020 19:57

Aston Martins synon rikthim të bujshëm, nis bisedimet me Vettel

Gazeta Express

15/07/2020 19:57

E ardhmja e Sebastian Vettel mund të vendoset në dy javët e ardhshme, pasi sipas mediave gjermane, është kontaktuar nga kompania Aston Martins, që do të rikthehet në Formula 1 sezonin e ardhshëm, duke ndryshuar emrin e Racing Point.

Aktualisht piloti Lance Stroll është i konfirmuar për sezonin e ardhshëm, ndërsa dyshime ka për Sergio Perez, pasi në kontratën e tij ka një klauzolë largimi që mund të shfrytëzohet brenda datës 31 korrik.

Lexo Edhe:

Nëse do të vendoset divorci me Perez, atëherë kompania Aston Martins do të nënshkruajë menjëherë me Vettel, për të provuar një rikthim të bujshëm në Formula 1 dhe për të synuar objektiva madhorë që në sezonin e parë.

Vetë piloti gjerman pak ditë më parë deklaroi se e ardhmja e tij është ende e hapur dhe se në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime. Vettel ka njoftuar disa ditë më parë divorcin me Ferrarin, pasi palëve u skadon kontrata në fund të këtij viti.