Astma te fëmijët lidhet me demencën e mëvonshme në jetë! - Gazeta Express
string(55) "astma-te-femijet-lidhet-me-demencen-e-mevonshme-ne-jete"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

12/11/2024 19:07

Astma te fëmijët lidhet me demencën e mëvonshme në jetë!

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

12/11/2024 19:07

Një studim i ri ka dalë në përfundimet se astma ka lidhje me problemet e kujtesës tek fëmijët dhe rrezikun e demencës më vonë në jetë.

Studiuesit zbuluan se fëmijët me astmë performuan më keq në testet e kujtesës sesa fëmijët pa sëmundje të mushkërive. Këto deficite të kujtesës mund të kenë pasoja afatgjata dhe madje mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kujtesës.

Në një kampion prej 473 fëmijëve të ndjekur për dy vjet, shkencëtarët zbuluan se fëmijët me fillim të hershëm të astmës domethënë që e kishin sëmundjen për një periudhë më të gjatë kohore gjithashtu kishin zhvillim më të ngadaltë të kujtesës me kalimin e kohës.

Autorja kryesore Simona Getty, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Davis, tha se ky studim thekson rëndësinë e konsiderimit të astmës si një burim potencial i vështirësive njohëse te fëmijët.