Mediat ndërkombëtare raportojnë për një tentativë vrasjeje të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad në Moskë.
Ish-diktatorit iu dha azil politik në Rusi, pasi u rrëzua nga pushteti dhjetë muaj më parë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke cituar një ‘burim privat’, pretendoi se Assad u lirua nga spitali në periferi të Moskës të hënën.
Vetëm vëllait të tij Maher Assad iu lejua ta vizitonte në spital gjatë një operacioni të madh sigurie, u pretendua. Qeveria ruse nuk ka komentuar deri më sot mbi pretendimet.
Thuhet se ai ishte shtruar në spital në një ‘gjendje kritike pas helmimit’. Autoritetet e reja në Siri kanë kërkuar ekstradimin e Assad, të cilin Rusia deri më tani e ka refuzuar.
Putin personalisht i dha azil Assad-it së bashku me anëtarët e familjeve të tij dhe bashkëpunëtorët e regjimit.
Assad, 60 vjeç, nuk është parë në publik që kur mbërriti në Rusi dhe supozohet se mbahet nën mbikëqyrje të rreptë nga shërbimet sekrete ruse.
Deri më tani nuk ka prova të pavarura për helmimin e Assad-it. Një raport i mëparshëm, pasi Assad kishte qenë në Rusi për më pak se një muaj, tha se ai “u ankua te sigurimi i tij se nuk ndihej mirë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje”. /Telegrafi