Është i rëndësishëm roli i opozitës sot në këto rrethana. Është i rëndësishëm që ajo ta monitorojë vazhdueshëm këtë Qeveri, që ajo të mos lëshojë pe sa i përket Asociacionit, që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën, që të mos jetë me emër të ri, por me pushtet të tretë.
Faton Abdullahu
Kurtit nuk i besohet. Ka ndryshuar shumë dhe nuk po ndalet në këtë proces regresiv. Ai e ka kuptuar se mbetjen në pushtet mund ta vazhdoj vetëm nëse nuk i mban premtimet e dhëna, por edhe nëse në të njëjtën kohë e forcon edhe më shumë propagandën politike, përkatësisht populizmin të cilën e ka shtyllë në ADN-n politike.
Në këtë drejtim nuk i ka punët mirë, sepse zhgënjimi i qytetarëve është madh dhe në rritje Të vetëdijshëm për këtë gjendje, militantët e sorteve të ndryshme pro-pushtetit janë harlisur kohëve të fundit, barometër ky që detekton rrugëhmbjen e ndërlidhjes ndërmjet opozitarizmit si premtim dhe të qenit në pushtet si jetësim. Nëse është duke vazhduar ky proces regresiv i mos mbajtjes së premtimeve nga ky pushtet, edhe kur ato janë kauza të mëdha politike, pse ti besojmë sot Kurtit, se nuk do të vazhdojë kështu dhe t’i shkelë premtimet edhe sa i përket Zajednicën.
Nëse këtë çështje, pra atë të mos mbajtjes së premtimeve të Kurtit, e vejmë në raport me Asociacionin, a ka fakte, dëshmi, kalkulime mendore të bazuara, të cilat na japin të drejtë të konstatojmë se Kurti nuk do ta mbaj as këtë premtim, por thjeshtë do ta bëj Zajednicën dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën, në harmoni jo përjashtuese me atë që do të pajtohet edhe Serbia e të cilës do t’ia vë një emër tjetër, pra që do të jetë krejt e kundërta e Zajednicës por vetëm si formë përkatësisht si emërtimin?
A është kjo e mundshme? Unë mendoj se po dhe kjo mund të kuptohet drejtë, mirë dhe ka sens, vetëm nëse këtë çështje e vëmë në raport me aferën Martin Berishaj. Të kuptohemi rasti Martin Berishaj është aq i keq, aq enigmatik, ku involvohen shumë faktorë dhe shumë mjete financiare. Për më shumë, krejt kjo aferë po kalon pa u ndëshkuar, thua se është fjala për 20 euro transfer të gabueshëm pa dhënë dorëheqje ambasadori dhe me një lloj përkujdesje të pushtetarëve aktual për herë ngulfatje dhe herë anashkalim të lajmeve nga brenda dhe jashtë, thua se nuk ka ndodhur asgjë.
Çka është më brengosëse deri në alarmante në këtë rast, është ajo se ka një konsekuencë të përçudnume, një zell të pazakonshëm që kundërmon enigmë alla Agata Grist-i, i cili bëhet me një koordinim të pandalshëm ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentes që të mbrohet me çdo kusht ambasadori Berishaj, bile duke i thurur lëvdata deri në tipizime patetike. Pse ? Sepse si duket nëse Ambasadori shpallet fajtor, sipas të gjitha gjasave mund të bije Qeveria Kurti për fajin që i bije asaj apo atyre që ishin në këtë ndërlidhje, bile qysh herët edhe pa qenë ende në qeveri. Thjeshtë kjo rrënje nuk do të jetë e zakonshme. Nëse vërtetohen dyshimet i bije që fushata e VV-së është bërë me para të Serbisë, apo edhe më saktë, me ndihmën dhe parat e Putinit, konkretisht Rusisë e cila këtë lloj involvimi si duket nuk e ka sefte në Ballkan. Për më keq, nëse kjo është e vërtetë, Kurti dhe VV vdesin politikisht dhe rrëzohen pakthyeshëm, apo thënë ndryshe, ikin edhe të fikur edhe të koritur.
Si mund të shpëtojë Qeveria Kurti nga afera Martin Berishaj? Duke e pranuar Asociacionin që të mos e pranojnë marren vrastare të fushatës me para të dyshimta dhe të ardhura nga Serbia me ndihmën e Ambasadorit. Që ta pranoj Zajednicën e keqja e së cilës me akrobacione politike do të jetë më e vogël se e keqja e aferës Berishaj. Që ta pranoj Zajednicën me emër të ri që të harrohet emri i Martin Berishajt.
A është krejt kjo vetëm teori konspirative apo ka pragmatizëm politik, kalkulim logjik, dëshmi të pa rrëzushme, për të dyshuar me bazë se kjo është e vërtetë? Përderisa për një aferë të tillë të madhe rajonale, me shumë të panjohura dhe rreziqe, nuk ka përgjigje të vërtetë, nuk ka ndalje të involvimit të pushtetarëve aktual, nuk ka involvim korrekt e të pavarur të gjyqësorit, dyshimet janë dhe do të mbesin legjitime.
Vështruar nga kjo perspektivë, mund të kuptohet se sa është i rëndësishëm roli i opozitës sot në këto rrethana. Është i rëndësishëm që ajo ta monitorojë vazhdueshëm këtë Qeveri, që ajo të mos lëshojë pe sa i përket Asociacionit, që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën, që të mos jetë me emër të ri, por me pushtet të tretë.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...