Asociacioni kusht për heqjen e masave? Bislimi - BE-së: Mos na detyroni me e eskalu situatën për ta dëshmuar që ajo ka de-eskaluar - Gazeta Express
string(132) "asociacioni-kusht-per-heqjen-e-masave-bislimi-be-se-mos-na-detyroni-me-e-eskalu-situaten-prape-per-ta-deshmuar-qe-ajo-ka-de-eskaluar"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2024 12:14

Asociacioni kusht për heqjen e masave? Bislimi – BE-së: Mos na detyroni me e eskalu situatën për ta dëshmuar që ajo ka de-eskaluar

Lajme

Gazeta Express

15/02/2024 12:14

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian që BE-ja t’ia heq masat ndëshkuese Kosovës.

Bislimi ka komentuar mundësinë që krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet zyrtarisht kusht i Brukselit për heqjen e masave, ndërsa tha se atëherë do të merrnin tjetër kuprim. Ai tha se i kanë kërkuar Brukselit heqjen e tyre pasi “situata në veri ka de-eskaluar”, duke i paralajmëruar: “Mos na detyroni me e eskalu situatën për me tregu që e de-eskalojmë prapë”.

Lexo Edhe:

“Masat nuk janë thjesht masa, janë masa për de-eskalim të situatës, për arsye se Brukseli ka menduar që sulmi i kriminelëve serbë në datën 29 maj ka mundur të evitohej sikurse Kosova të mos i kishte dërguar katër kryetarët në katër komunat në veri. Do me thënë, masat kanë qenë të lidhura me eskalim dhe të kushtëzuara me de-eskalim”, tha Bislimi në një intervistë të mbrëmshme në KTV, duke shtuar se kushtet janë të përmbushura tashmë.

“Unë po them, në qoftë se tash BE-ja thotë ‘e kemi edhe një kusht’, ato më pushojnë së qeni masa për de-eskalim. Marrin kuptim tjetër. Do me thënë ka tendencë që të njëjtin produkt me ta shitë pesë herë. Është keqpërdorim i masës. Dhe ne kemi thënë, masat duhet të hiqen për shkak të de-eskalimit. Mos na detyroni me eskalu situatën për me tregu që e de-eskalojmë prapë. Situata në veri ka de-eskaluar. Tregoni që masat të cilat janë vendosë për këtë nuk e kanë më bazën e tyre, rrjedhimisht është e palogjikshme të futen”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri tha se në zyrën e tij, nga ku po e jepte intervistën, përfaqësues të BE-së ua kanë pranuar se është “e pakuptimtë” që “Kosova është nën masa” dhe që “Serbia nuk ka masa për një krim”. Ai tha se BE-ja s’ka fuqi dhe vullnet t’i vendosë masa Serbisë. Në këtë pikë. heqja e masave ndaj Kosovës, Bislimi tha se do të ishte më e pakta që Brukseli mund të bënte tani.

“Bashkimi Europian na ka thënë neve vetë – përfaqësues të Bashkimit Europian – në këtë zyrë që ‘është e pakuptimtë për neve që Kosova është nën masa pse ka dërguar katër kryetarë në komunat e tyre, që nuk përbën kurrfarë krimi, por Serbia nuk ka masa për një krim’. Meqë Bashkimi Europian nuk e ka fuqinë, e as vullnetin qe besa, me i vendosë masa Serbisë, e pakta që mund ta bëjë, është t’ia heq masat Kosovës. Dhe që duhet ta bëjë. Por për këtë duhet ta gjejnë ata fuqinë. Kjo që e thashë tani, kjo na është thënë nga vetë zoti Lajçak”, tha ai.