"Asociacioni është aty", BE paralajmëron ndryshim të qasjes për ta bindur Kurtin- çfarë do të shpiket për ta çuar përpara zbatimin? - Gazeta Express
string(126) "asociacioni-eshte-aty-be-paralajmeron-ndryshim-te-qasjes-per-ta-bindur-kurtin-cfare-do-te-shpiket-per-ta-cuar-perpara-zbatimin"

Ballina

Gazeta Express

21/03/2026 17:30

“Asociacioni është aty”, BE paralajmëron ndryshim të qasjes për ta bindur Kurtin- çfarë do të shpiket për ta çuar përpara zbatimin?

Ballina

Gazeta Express

21/03/2026 17:30

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në një intervistë për gazetarë të disa mediave në gjuhën serbe ka folur për faktin që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vazhdon të mos themelohet, shkruan Express. 

Orav ka thënë se pavarësisht faktit nëse diskutohet aktualisht për të ose jo, Asociacioni është aty dhe se një gjë të tillë e dinë Qeveria e Kosovës, Serbia dhe Bashkimi Evropian.

Diplomati evropian megjithatë ka paralajmëruar eksplorim të rrugëve diplomatike për ta shtyrë përpara këtë çështje, duke qenë se Kosova nuk po bën hapa për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese për skanim.

Ai ka thënë se BE mund të vazhdojë ta mbajë një qëndrim të tillë edhe për shumë gjatë, por nëse e di që draft-statuti nuk do të dërgohet në Kushtetuese, atëherë nga një qëndrim i tillë s’përfiton askush.

“Pra, në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje. Dhe tani, nëse e lexoni edhe një herë, ose dëgjoni, dua të them, nuk ka asnjë dokument, deklaratën e emisarit Serensen, ne e kemi marrë parasysh, duhet të bëhet, pa ndërprerje, komunitetin serb dhe dialogun e BE-së. Dialogu i Brukselit do të thotë dialog. Dialog, do të thotë gjithashtu Asociacion. Edhe nëse vjen më herët apo më vonë apo kështu me radhë, ai nuk është zhdukur, edhe nëse nuk u artikulua aq qartë, Asociacioni është aty. Dhe pastaj qeveria e di këtu, Beogradi e di, dhe emisari Serensen e di shumë mirë gjithashtu ”,ka deklaruar Orav.

Draft-Statuti për themelimin e Asocaiconit të Komunave me Shumicë Serbe iu ishte prezantuar Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor 2023 nga atë kohë emisari, Miroslav Lajcak, përfaqësuesi i SHBA-së, Gabriel Escobar, dhe nga këshilltarë liderëcve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Ky draft-statut ishte mbajtur i fshehur për publikun.

Më 3 nëntor të vitit 2023, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kërkuar garanci se nuk do ta publikojë draft-statutin për t’i shmangur “keqpërdorimet”.

Kurti ndonëse kishte deklaruar se nuk e kishte pranuar ende zyrtarisht draft-statutin, kishte ngulur këmbë se ai ishte shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj.

Kurti kishte shtuar se në draft-statut parashihet që ky dokument të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse tashmë kanë kaluar tre vite. Madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë duke folur për Asociacionin, ka treguar se si ka rezistuar që të fillojë procesin e themelimit përgjatë gjithë këtyre viteve të qëndrimit në pushtet./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement