Asnjëherë nuk duhet të lani rrobat në këtë temperaturë, është e rrezikshme - Gazeta Express
string(73) "asnjehere-nuk-duhet-te-lani-rrobat-ne-kete-temperature-eshte-e-rrezikshme"

Fun

Gazeta Express

13/08/2021 12:53

Asnjëherë nuk duhet të lani rrobat në këtë temperaturë, është e rrezikshme

Fun

Gazeta Express

13/08/2021 12:53

Nëse lani rroba shumëngjyrëshe në temperatura 30 ose 40 gradë, ne kemi lajme të këqija për ju

Temperatura e larjes prej 40 gradësh është në kufirin e fundit, ndërsa 30 gradë është jashtëzakonisht kritike, sepse shumë baktere, të tilla si Escherichia coli, arrijnë të mbijetojnë në 37 gradë.

Lexo Edhe:

Pra, nëse lani rrobat në një temperaturë më të ulët, bakteret mund të qëndrojnë lehtësisht në pëlhurë edhe pas kësaj.

Meqenëse temperatura prej 40 gradësh është kufiri i fundit, mikrobiologët këshillojnë që nuk duhet t’i lani rrobat në temperatura nën 60 gradë, veçanërisht të mos kurseni në larjen e rrobave të fëmijëve.

Duhet theksuar se të brendshmet, peshqirët, leckat e kuzhinës dhe çarçafët duhet të lahen në një temperaturë prej 90-95 gradësh.