Asnjë sqarim nga Gërvalla për mandatarin dhe formimin e Qeverisë, tregohet e ashpër me media - Gazeta Express
string(91) "asnje-sqarim-nga-gervalla-per-mandatarin-dhe-formimin-e-qeverise-tregohet-e-ashper-me-media"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 14:03

Asnjë sqarim nga Gërvalla për mandatarin dhe formimin e Qeverisë, tregohet e ashpër me media

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 14:03

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është pyetur nga Ekonomia Online për hapat e mëtejmë pas konstituimit të Kuvendit, konkretisht nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë mandatarin te presidentja Vjosa Osmani.

“A e dini ku keni ardhur dhe për çka keni ardhur, a jeni e ndërgjegjshme ku keni ardhur dhe për çka keni ardhur? Atëherë ju lutem, përmbahuni rregullave”, i tha Gërvalla gazetares së EO.

Këtë deklaratë ajo e dha pas pjesëmarrjes në meshën solemne me rastin e festës së Shën Nënë Terezës.

Për të njëjtën temë, EO ka provuar të marrë një mendim edhe nga ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, por as ai nuk pranoi të përgjigjet.