“Asnjë plan nuk ka për neve – Nuk jemi as në rend të ditës – Pushteti në Kosovë, karrige elektrike”, Haxhiu për SHBA-të dhe Kosovën - Gazeta Express
string(123) "asnje-plan-nuk-ka-per-neve-nuk-jemi-as-ne-rend-te-dites-pushteti-ne-kosove-karrige-elektrike-haxhiu-per-shba-te-dhe-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 21:14

“Asnjë plan nuk ka për neve – Nuk jemi as në rend të ditës – Pushteti në Kosovë, karrige elektrike”, Haxhiu për SHBA-të dhe Kosovën

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 21:14

Analisti Baton Haxhiu thotë se ShBA’të nuk do të merren me Kosovën deri në muajin nëntor.

Haxhiu në emisionin Pressing në T7 tha se nuk ka asnjë plan për Kosovën deri në nëntor, pra që sipas tij, Kosova as nuk është në plan të ditës tek ShBA’të.

“Për ne nuk do të ketë asnjë lajm deri në nëntor. Nuk ka ngjarje. Asnjë plan nuk ka për neve. Planet e para vijnë në nëntor. Unë besoj që, diku prej shtatorit deri nëntor zgjidhet problemi i Ukrainës. Këto janë pasojë pastaj, Kosova janë pasojë. Na nuk jem as në rend të ditës për bisedë”, tha ai.

Haxhiu thotë se me të vërtet pushteti në Kosovë është si karrige elektrike, pasi sipas tij, askush nuk po ka guxim ta marrë pushtetin.

“Kurrkush nuk ka guxim me marrë pushtetin për asnjë arsye tjetër. Është karrige elektrike, gjithkush po don që ta marrë pushtetin e të gabojë”, tha ai.