Asllani: Shumë i kënaqur që erdha, do të shihemi në stadium - Gazeta Express
string(57) "asllani-shume-i-kenaqur-qe-erdha-do-te-shihemi-ne-stadium"

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 15:26

Asllani: Shumë i kënaqur që erdha, do të shihemi në stadium

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 15:26

Më mirë vonë se kurrë. Kristian Asllani dhe Torino u vonuan disa ditë, pot gjithsesi në prag të duelit të kampionatit italian ndaj Interit, erdhi momenti I prezantimit.

Me mesfushorin kuqezi që nuk mundej të luante ndaj ish-ekipit të tij, e që mbeti në tribunë ashtu si ylli tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, klubi piemontez ua paraqiti tifozëve dhe gjithë botës.

Në faqen e tij zyrtare postoi një video, në të cilën futbollisti shqiptar paraqitej me fanelën e tij të re dhe si një mjeshtër I bilardos.

Lojtari kuqezi foli shkurt dhe thjeshtë për tifozët.

“Përshëndetje djema. Shumë i kënaqur që erdha në Torino, dhe mezi pres t’iu shoh të gjithëve në stadium. Shihemi shpejt!”

Asllani kaloi tek Torino në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerje përfundimtare të kartonit verën e ardhshme.

Ai besohet se do të marrë një rrogë prej 2 milionë eurosh në vit, ndërsa kostoja e përgjithshme e operacionit mund të arrijë deri në 15 milionë euro, përcjell abcnews.

Në tre sezone me zikaltërit, lojtari I Shqipërisë luajti 99 ndeshje, duke shënuar 4 gola e shërbyer 5 asistë, por nuk mundi të ishte titullar.