Asllani rikthehet te goli, zhbllokon sfidën ndaj Freiburgut - Gazeta Express
string(58) "asllani-rikthehet-te-goli-zhbllokon-sfiden-ndaj-freiburgut"

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 17:03

Asllani rikthehet te goli, zhbllokon sfidën ndaj Freiburgut

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 17:03

Fisnik Asllani i ka dhënë fund “thatësirës” së golave, duke u rikthyer në listën e realizatorëve në përballjen e radhës në kampionat.

Sulmuesi kosovar shënoi golin që zhbllokoi rezultatin ndaj SC Freiburg, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në një moment kyç të takimit.

Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, një asistim perfekt nga Vladimír Coufal gjeti Asllanin në zonë, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë me një finalizim të saktë.

Ky gol pritet t’i japë më shumë besim 21-vjeçarit për vazhdimin e sezonit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement