Pasi siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, dy ndeshjet e mbetura për skuadrën e Inter-it tashmë janë më shumë për argëtim.
Ndërsa jemi në prag të sfidës në transfertë ndaj Benficas, trajneri i “zikaltërve” të Milanos, Simone Inzaghi po projekton disa ndryshime në formacionin titullar.
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani pritet ta nisë këtë takim nga minuta e parë, me Simonen që do e lërë Calhanoglun të pushojë.
Ndërkohë formacioni i mundshëm i Inter-it pritet të jetë: Audero (debutim), Bisseck, Acerbi, Bastoni, Darmian, Carlos Augusto, Asllani, Frattesi, Arnautovic, Lautaro, Alexis Sanchez.
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...