Asllani prezantohet si një mjeshtër tek ekipi i ri, zbulohet numri që do ta mbajë në fanellë - Gazeta Express
string(91) "asllani-prezantohet-si-nje-mjeshter-tek-ekipi-i-ri-zbulohet-numri-qe-do-ta-mbaje-ne-fanelle"

Futboll

Gazeta Express

25/08/2025 15:55

Asllani prezantohet si një mjeshtër tek ekipi i ri, zbulohet numri që do ta mbajë në fanellë

Futboll

Gazeta Express

25/08/2025 15:55

Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Torinos.

Klubi granata ka zgjedhur ta prezantojë në mënyrë mjaft speciale, duke luajtur bilardo.

Në Itali përdoret në formë vlerësimi duke qenë se lojtar me goditje bilardoje quajnë mjeshtrat për shkak të saktësisë së tyre.

Gjithashtu është zbuluar edhe numri që do të mbajë në fanellë.

Është një numër i ri që nuk është përdorur, 32.

Ndërsa te Interi rikujtojmë që mbante fanellën me numër 21, përcjell Panorama.

Në videon e publikuar në rrjetet zyrtare, Asllani thotë: “Gati për të luajtur”.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shpreson që të ketë më shumë minuta në këmbë se te zikaltërit dhe këtu gjen shokun e tij, Ardian Ismajlin.